E para e shtetit ka thënë se dëshmorët janë themeli i lirisë e kujtimi për ta, nuk është vetëm nderim, por zotim për një shtet të drejt e të barabartë.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, ka shkruar ajo.Tutje, Osmani ka thënë se kjo ditë u kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.