Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se rrethanat e vdekjes janë “ende të paqarta”.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”./Periskopi/