Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar të premten në Moskë se Rusia është e gatshme të luajë çdo rol të nevojshëm në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kjo deklaratë u bë pas takimit me homologun iranian, Abbas Araqchi.
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë, të ndërmjetësojmë dhe të luajmë çdo rol që – nga pikëpamja e Iranit – do të ishte i nevojshëm dhe i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Lavrov. Ai theksoi se një marrëveshje mbi çështjet bërthamore mbetet opsioni i vetëm i qëndrueshëm për të ecur përpara.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, transmetoi një mesazh nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për presidentin rus Vladimir Putin. Mesazhi, sipas Araqchit, synon të dërgojë një sinjal të qartë se Irani e konsideron Rusinë si partner strategjik dhe fqinj të rëndësishëm.
“Mund të konfirmoj se pozicionet dhe qasjet e Iranit dhe Rusisë, gjatë historisë, nuk kanë qenë kurrë më të afërta dhe të ngjashme sesa janë sot,” theksoi Araqchi, duke nënvizuar aleancën e fortë mes dy vendeve në kontekstin ndërkombëtar.