Sot në Kosovë pritet të mbajë mot më i qetë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe me mundësi të pakta për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 21 apo 22 gradë Celsius në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu orëve të pasdites.