Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet protesta e radhës e organizuar nga Iniciativa “Asnjë cent ma shumë”, në kundërshtim të rritjes së tarifave të energjisë elektrike.
Protesta vjen pas vendimit të ZRRE-së për të shtrenjtuar energjinë elektrike me 16,1%.
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë marrë pjesë në këtë tubim.
Iniciativa kishte paralajmëruar një ditë më parë se protestat do të përshkallëzohen, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.