Me 120 vota pro, Kuvendi ka miratuar propozimin e kryesuesit Avni Dehari për përpilimin e një raporti të ri nga Komisioni për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve.
Dehari sqaroi se gjatë takimit konsultativ të mbajtur më 19 prill, ishte arritur një marrëveshje unanime mes partive parlamentare për të zhbllokuar situatën në Kuvend, përmes hartimit të një raporti të ri që do të shqyrtohet në seancë.
“Në takimin konsultativ më 19 prill, për ta zhbllokuar situatën në të cilën kemi ngecur, kemi ardhur në përfundim se jemi të pajtimit që me vota unanime të përpilohet raporti në komision dhe në seancë, që të mund të vazhdojmë tutje”, deklaroi Dehari.
Në takim është propozuar që komisioni aktual të vazhdojë punën, por nëse nuk ka pajtim, do të formohet një komision i ri për këtë qëllim.