E Diela në Kosovë pritet të karakterizohet me atmosferë plotësisht stabile, temperatura pranverore dhe rreze të shumta diellore. Pasdite lokalisht do të ketë shtim të vranësirave, por pa ndonjë reshje atmosferike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 minimalja deri në 23 apo 24 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të zhvillohen pasdite sidomos në disa zona kodrionore-malore, por kryesisht nuk do të ketë reshje atmosferike.