Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Në urimin e saj, ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj feste si simbol i shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë.
“Gëzuar për shumë mot Pashkët! Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje,” thuhet në urimin e Presidentes.
Ajo shtoi se kjo festë, e cila këtë vit kremtohet në një datë të përbashkët nga të dyja komunitetet, është një kujtesë e fuqishme për bashkimin dhe besimin e përbashkët.
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne,” përfundoi Presidentja Osmani.