Tabela të reja rrugore janë vendosur në komunën e Zveçanit, në rrugën magjistrale pas “Dudinit Krsh”, në drejtim të qytetit dhe kthesave që çojnë drejt fshatrave shqiptare Zhazhë, Boletin dhe Kelmend.
Ndër to, vërehet një tabelë që tregon se Kompleksi i Kullës së Isa Boletinit ndodhet në një distancë prej 4 kilometrash. Emërtimi në tabelë është në gjuhën shqipe: “Kompleksi i Kullës Isa Boletini”.
Një tjetër tabelë, e vendosur 1.5 kilometra përpara kthesës për në Manastirin e Sokolices, është dygjuhëshe – në shqip dhe serbisht. Ajo tregon drejtimin për në “Manastirin e Sokolices” / “Manastir Sokolica”.
Aktualisht, nuk ka informacione zyrtare mbi autoritetin që ka vendosur këto tabela. Nga terreni është konfirmuar se tabelat e mëparshme që shënojnë kthesën drejt Manastirit të Sokolices vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e tyre.
Qendra.INFO