Sallahu ka thënë se Albulena Haxhiu ka gjithsej 125 mijë vota dhe është gruaja më e votuar. Ai kërkoi nga opozita që ta mbështesin Haxhiun për kryekuvendare, shkruan Insajderi.
“Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në 5shen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Në të kundërtën, Sallahu ka paralajmëruar shkuarje në zgjedhje.“Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore”, thotë ai.
Deklarimi i tij vjen vetëm një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i kryetarit të institucionit. /Insajderi.org/