Një aksion i madh policor po zhvillohet në komunën e Kaçanikut nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Pamjet e publikuara në media tregojnë prezencë të shtuar të forcave policore në disa zona të kësaj komune.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është i lidhur me hetimet për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje pas përfundimit të aksionit.