“Qëllimi i konferencës është të informoj për aksionin e sotëm të mëngjesit.
Sic jeni njoftuar më herët më datë 1 prill ka ndodhur një vrasje, ajo e rreshterit Muhamed Lika. Policia me Prokurorinë e Ferizajt kanë zhvilluar hetime të vazhdueshme dhe sot kemi realizu një operacion policor
në Kaçanik me qëllim bastitje, zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Janë bastistur 9 lokacione, shumica e tyre në Kaçanik dhe një në fshat të Klinës.
Gjatë operacionit policor, janë arrestuar 7 të dyshuar, që dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit tonë.
Të gjithë personat e arrestuar janë në proces të intervistimit.
Gjatë operacionit nuk ka pasur ndonjë incident – ka shkuar shumë mirë.
Mbetet në ndërkohë të zhvillohen intervista dhe me vendim të Prokurorit vazhdohet tutje.
Janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, laptopë një armë zyrtare me 30 fishekë të kalibrit 9 mm, maska, tyta armësh, rroba, fishekë, dylbi e të tjera”, tha Hoxha.