Kabashi konsideron se nga kjo qasje ka dobi Vetëvendosja që qartë nuk i ka votat e mjatftueshme për themelimin e qeverisë. Duke e lejuar të vazhdojë me këtë zvarritje po i bën favor VV’së që ka synim zgjedhjet e reja në periudhë më të volitshme siç e konsiderojnë.
“Opozita fatkeqësisht, pavetëdijshëm, perfekt po e luan lojën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po shihet qartë se ka synim që të zvarris procesin për formimin e institucioneve të reja, që vendin ta çoj në zgjedhje të jashtëzakonshme verës, kur këtu do të jetë prezente edhe diaspora. Gjithashtu, pjesë e strategjisë së VV’së është që bllokuese ta paraqesë opozitën, sipas tyre të bërë bashkë edhe me Listën Serbe.”
Kabashi konsideron se ishte i gabuar taktikisht edhe tërheqja duke verifikuar i mandatet e deputetëve duke i shpenzuar kohë dhe po vazhdohet gabimisht në rrafshin strategjik shkruan ai duke mos i votuar kryeparlamentarin pasi kjo do të sillte në pozicion të hapur VV që të vendosë përfundimisht për zgjedhje apo formim të institucioneve në afatet ligjore jo kur i konvenon partisë së parë.
“Opozita gaboi edhe kur i humbi dy seanca, dhe më pas u tërhoq duke votuar raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Sërish po gabon në strategji. Do të duhej ta votonte kandidaten e VV’së për kryetare të Kuvendit, që të kalohej më pas te procedurat për formimin e Qeverisë. Në këtë fazë afatet janë të qarta, dhe do të dihej nëse VV e ka vullnetin dhe votat për formimin e Qeverisë. Nëse jo, mundësia do t’i jepej edhe opozitës. Dështimi eventual edhe i kësaj të fundit, do ta çonte vendin në zgjedhje, por jo sipas strategjisë së VV’së.”/gazetametro.net