U raportua se ai kishte shërbyer në FSK për 1 vit.
Ish-pjesëtari i FSK-së në vitin 2022 ka kërkuar vet që të tërhiqet. Këtë e ka konfirmuar vet ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Rilind Murati, ka shërbyer në FSK për 1 vit. Dhe në vitin 2022 është demobilizuar”- ka thënë Maqedonci për Kallxo.
Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Të arrestuarit u raportua se janë Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka
Ndaj të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Rejan Bela, 18-vjeç, i cili dyshohet se e ka kryer krimin në moshën 17-vjeçare. , Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim.