Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në Banesën e Fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.
Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trum, ai francez Emmanuel Macro si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota.
E premtja shënoi ditën e fundit kur besimtarët katolikë nga e mbarë bota do të kenë mundësinë ti japin lamtumirën Papa Françeskut. Dyert e Bazilikës së Shën Pjetrit qëndruan të hapura deri në orën 20, ndërsa Vatikani ka raportuar se që prej të mërkurës më shumë se 130 mijë qytetarë i kanë dhënë Lamtumirën e tyre Bergolios.
Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati i Shenjtë kishte kaluar 5 javë në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritë e tij./Periskopi