Ajo ka theksuar se fajin për bllokimin e formimit të institucioneve të reja e ka Lëvizja Vetëvendosje.
“As që i frikësohemi zgjedhjeve as që e kemi hallin e zgjedhjeve, fundja qytetarët e Kosovës kanë votuar me votat e tyre një parti, duke i dhënë besim me numër më të madh të votave për të qeverisur me vendin. Këtë bllokim të qeverisjes, këtë marrje peng të institucionit më të lartë në vend po e shohim tash e sa kohë. Ora demokratike, ora fillon në kohën kur të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, kur zgjedhen organet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra në Klan Kosovës, transmeton Periskopi./Periskopi/