Djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr., ndodhet këtë të shtunë në Beograd për një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Kjo shënon vizitën e dytë të Trump Jr. në kryeqytetin serb brenda një periudhe të shkurtër, pas vizitës së tij të fundit më 11 mars.
Presidenti Vuçiç ka ndarë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe detaje nga darka e planifikuar për mysafirin e tij të veçantë. Ai ka bërë të ditur se për Trump Jr. është përgatitur mish derri, duke theksuar se do të ishte e papërshtatshme t’i ofronin karkaleca deti apo kocë.
“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….”, ka shkruar Vuçiç.