Liverpool ka fituar kampionatin e Premier Ligës për sezonin 2024/25, duke rikthyer titullin pas një pritjeje prej katër vitesh. “Të Kuqtë” triumfuan ndaj Tottenhamit me rezultatin e thellë 5-1, në një ndeshje ku iu nevojitej vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin.
Pavarësisht se “Spursat” kaluan të parët në avantazh me golin e Solanke, Liverpool reagoi fuqishëm duke shënuar tre gola brenda 18 minutave, me autorë Luis Diaz, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë Mohamed Salah realizoi golin e katërt, dhe më pas një autogol i Udogie vulosi fitoren 5-1.
Ky sukses shënon një arritje të madhe edhe për trajnerin Arne Slot, i cili fiton titullin kampion që në sezonin e tij të parë në pankinën e Liverpoolit. Katër sezonet e fundit titullin e kishte dominuar Manchester City, duke e bërë këtë fitore edhe më të veçantë për klubin e “Anfield”.