Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas kthimit nga Vatikani, ku pati një bisedë të shkurtër me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se beson që Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Ky pohim erdhi pas një takimi të shkurtër gjatë funerali të Papa Françeskut, ku Trump dhe Zelensky diskutuan për situatën në Krime.
Rusia pushtoi ilegalisht gadishullin e Krimesë në vitin 2014, dhe që nga ajo kohë, Ukraina ka refuzuar vazhdimisht propozimet për ta lëshuar atë teritor. Kjo akuzë e Trump ka ngjallur reagime, por ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare nga Zelensky ose Presidenti rus Vladimir Putin.
Trump e përshkroi takimin si “shumë të shkurtër” dhe tha se Zelensky dukej “më i qetë”. Pavarësisht deklaratave të tij, Ukraina ka refuzuar të komentojë për këtë çështje deri tani.