Të martën, në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të fryjnë erëra të freskëta nga drejtimi i verilindjes, ndërsa atmosfera do të jetë stabile gjatë gjithë ditës. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 apo 22 gradë Celsius.
Stabilitet atmosferik dhe mot i ngjashëm parashikohet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Këto rajone do të kenë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërkohë që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.