Në një komunikatë për media, zyra e tij ka njoftuar se Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në largim, Besnik Bislimi, deputeti Faton Peci dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erdën Atiq.
“Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në Komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e heroit Isa Boletini. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësishëm për popullin shqiptar, kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Zyra e Kurtit ka ndarë pamje derisa ai shkroi në librin e përshtypjeve, ku u pa me plis në kokë.
Kjo vjen pikërisht në ditën kur partia e tij dështoi për herën e gjashtë që ta zgjedhë kryetaren e Kuvendit, duke siguruar veç 54 vota.