Seferi është mjaft aktiv në jetën politike rajonale, gjithashtu dhe bashkëthemelues i rrjetit të parë të bizneseve shqiptare “Fondacioni Besa”. Ai tregon për rrugëtimin, karrierën dhe vështirësitë e integrimit në një vend të huaj. “Vështirësia në fillim ka qenë gjuha, por në sajë të dëshirës dhe vullnetit të madh për t’u integruar në një vend evropian kemi filluar duke kërkuar punë dhe pastaj për t’u integruar në shoqërinë gjermane”, – tregon Ilir Seferi.
“Vitet ’90 kanë qenë vite eksodi për të gjithë shqiptarët, Unë isha 20 vjec kur emigrova dhe sigurisht ishte e vështirë të nisje jetën në një vend tjetër. Unë dija vetëm gjuhën angleze, por dëshirë dhe vullneti i madh për t’u integruar na dha forcë për të ecur përpara. Investimi im i parë ka qenë një fjalor shqip-gjermanisht dhe një biccikletë për të kërkuar punë. Të qenurit shqiptar përfaqëson një themel të sinqeritet, mikpritjes, zemërgjerësisë. Shqiptarët janë popull i vjetër dhe ne si të tillë këtë e dim dhe jemi shumë ballëhapur përballë të tjerëve dhe jemi të gatshëm për t’u integruar. Sidoqoftë ndryshimi i vendit kërkon punë, dhe në këtë rast na takonte neve të përshtateshim”, tregon Seferi.
Ilir Seferi tregon arsyet përse vendosi të përfshihej në politikën gjermane: “Unë kam 20 vite që jam angazhuar në politikë në Gjermani, në partinë që ka simotër, partinë CSU të Angela Merkel. Në vendin ku jetoj ka shumë shqiptarë dhe unë kisha dëshirë t’i përfaqësoja me zërin tim. Doja të krijoja ura bashkëpunimi dhe t’i tregoj njerëzve më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sigurisht këtë gjë e kanë bërë edhe shqiptarë të tjerë përvecc meje”, tregon Seferi për “Alb Uk Tv”.
Ai foli gjithashtu për zgjedhjet në Kosovë dhe rëndësinë e votës së Diasporës: “Unë mendoj se këto zgjedhje KQZ e kanë zënë pak të papërgatitur me Diasporën. Procesi i votimit të Diasporës mendoj se nuk ka qenë i saktë. Do ishte më mirë që Diaspora të votoja në Konsullata ose Ambasada dhe jo votim me postë. Për shembull mund të ndiqet procesi i votimit të Diasporës që përdor Turqia, ata marrin ambiente me qera për procesin e votimit të Diasporës. Ne si mërgimtarë e shohim Kosovën në aspect tridimensional, ndaj vota jonë është e rëndësishme”, përfundon Seferi.