Politikanët opozitarë në Francë kanë kritikuar presidentin Macron, pas publikimit të dosjeve te Uber, ku tregohej se Macron ka ndihmuar në fushatën e lobimit të kompanisë për t’i përçarë taksitë tradicionale, shkrun The Guardian.
Disa figura atje kanë kërkuar hetim parlamentar mbi dosjet, sipas të cilave, Macron derisa ishte ministër i ekonomisë nga viti 2014 deri në vitin 2016, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta mbështetur Uberin.
Deputeti, Aurélien Taché, i tha radios France Info: “Është pothuajse si një thriller i keq – takime dhe takime që ishin të fshehura. …” Ai tha se fakti që kompania i kërkoi Macron këshilla gjatë një bastisjeje në zyrat e tyre nga inspektorët e qeverisë duhet të hetohet. “Është një skandal shtetëror,” tha ai.
Ndërsa, Alain Vidalies, tha se ishte “i mërzitur” nga shkalla e mbështetjes së Macron për lobimin e Uber-it, veçanërisht që Macron kishte marrë pjesë në “kuazi- takime sekrete me kompaninë, të cilat ai i quajti një lloj “bashkëfajësie”. Ai tha se populli francez kishte të drejtën për “një përgjigje dhe sqarime” nga ekzekutivi. Madje, Mathilde Panot e përshkroi Macron-in si një “lobist” për një “shumëkombëshe amerikane që synon të çrregullojë përgjithmonë ligjin e punës”.
Jordan Bardella, i partisë së ekstremit të djathtë Rally National, tha se zbulimet treguan se karriera e Macron kishte “një fije të përbashkët: t’u shërbente interesave private, shpesh të huaja, përpara interesave kombëtare”.