Fejton

Plani i Enver Hoxhës: 4000 çamë drejt luftës civile në Greqi?

Propaganda komuniste ka trumbetuar dhe është mburrur gjoja me ndihmën që qeveria komuniste dhe drejtuesi i saj, i ka dhënë çamëve. Në fakt, ndihma ka qenë tepër e kufizuar. Kjo, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike të atyre viteve. Por, për arsye se në qarqet drejtuese të lidershipit politik të PKSh-së, ekzistonte bindja se popullsia çame, ishte nën ndikimin e reaksionit. Me këtë nënkuptonte ndjenjat patriotike dhe kontributin e nacionalistëve çamë, të cilët kishin mbajtur një qëndrim të distancuar ndaj lëvizjes komuniste. Pjesa dërrmuese e popullsisë çame, gjeti mbështetje te banorët e Konispolit, Shalësit dhe fshatrave përqark, duke u përhapur më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas dokumentacionit, 95% e tyre vuanin për strehim dhe kushtet...

Read more

Flamuri i Pavarësisë dhe tragjedia e familjes Vlora – Dëshmia e Eqerem bej Vlorës dhe fati i hidhur i pasardhësve nën diktaturë

Eqrem bej Vlora ishte politikan, diplomat, publicist, si dhe një prej delegatëve të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Ai lindi në Vlorë në vitin 1885, i biri i Syrja bej Vlorës dhe Mihri Toptanit, anëtar i një prej familjeve më të pasura të jugut të Shqipërisë. Kreu liceun “Theresianum” në Vjenë dhe studioi për drejtësi në Stamboll. Shërbeu në poste me rëndësi në Perandorinë Osmane. Më vonë u bashkua me xhaxhanë e tij, Ismal Qemal Vlorën, në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë. Pas shpalljes së Pavarësisë u zgjodh nënkryetar i Pleqësisë. Ai ishte një mbështetës i njohur i Fuqive Qendrore gjatë Luftës së Parë Botërore arsye për të cilën ai u arrestua nga italianët, por...

Read more

Masakra e Tivarit/ Forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 shqiptarë, si ndodhi ngjarja në 1945-ën! Viktimat nuk u varrosën, por u dërguan në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave. Data 1 prill ka hyrë në analet e historisë si data që përkujton Masakrën e Tivarit e ndodhur në 1-2 prill 1945. Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë,...

Read more

“Fatmir Haklaj është ndjekur hap pas hapi nga shërbimit informativ i Berishës”

Idajet Beqiri, avokati i familjes Haklaj ka folur ditën e sotme për Report Tv në lidhje me kallëzimin e dytë në SPAK, që është bërë për Sali Berishës, mbi dosjen e pa zbardhur të vrasjeve në Tropojë. Beqiri tregon se elementi i ri në dosje është ajo që ka ndodhur në datën 21 Qershor 1997, një ditë përpara prezantimit të kandidatëve të zgjedhjeve. Sipas Beqirit dhe familjes Haklaj, në kallëzim janë referuar me fakte konkrete dhe me orë nga vendet e ngjarjes, se urdhërin për pritën që i është bërë në urën e Milotit, Fatmir Haklajve dhe 3 personave të tjerë, është dhënë nga Sali Berisha. Beqiri: Berisha në këtë kohë, ai donte me çdo kusht të bënte veriun...

Read more

10 operacionet më të mira të Mossad-it

Mossad, agjencia e famshme e spiunazhit të Izraelit, është një nga organizatat më efektive që shteti hebre ka në arsenalin e tij mbrojtës. Që nga themelimi i tij, Shteti i Izraelit ka qenë vazhdimisht nën kërcënim ekzistencial, i rrethuar nga kombe armike që kërkojnë në mënyrë aktive shkatërrimin e tij, i shënjestruar nga organizatat ndërkombëtare terroriste dhe i kërcënuar nga aktorë të tjerë joqeveritar që synojnë të dëmtojnë shtetin hebre. Që nga themelimi i saj në 1949, Mossad ka ndërmarrë operacione të shumta në mbarë botën për të mbrojtur shtetin hebre nga ata që kërkojnë shkatërrimin e tij. I njohur për suksesin e guximshëm dhe atë operacional, këtu janë 10 operacionet më të mira të inteligjencës të ndërmarra nga...

Read more

Infobyroja dhe arsyet e formimit

Është e rëndësishme të theksohet se dy shtetet luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër nazifashizmit, respektivisht fuqive të Boshtit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia ishin në aleancë me fuqitë anglo – amerikane, në këtë kohë këto vende kishin një qëllim të përbashkët i cili ishte një herit edhe më i rëndësishmi si çlirimi dhe lufta kundër nazifashizmi.                    Me gjithë atë fundi i Luftës së Dytë Botërore solli edhe prishjen e kësaj aleance e cila ishte në fillim të luftës gjë që kjo çoi edhe në fillimin e një epoke të re si dhe një diskursi të ri politik, fundi solli edhe shumë mos marrëveshje mes Bashkimit Sovjetik në njërën anë dhe në tjetrën...

Read more

Shqiptari në Kanada fiton 1 milion dollarë në lotari

Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”, tha 49-vjeçari. Ai thotë se pasi mori biletën shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin. “Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai. Ai shtoi se ka në plan t’i përdorë paratë e fituara për të bërë një paradhënie për një shtëpi. “Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë, një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”,- thekson ai.

Read more