Vitet e fundit një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, si dhe punëtorëve, ka ikur për në vendet e perëndimore, duke kërkuar një jetë më të mirë.
Njohësi i zhvillimeve ekonomik në vend, në një intervistë emisionin në ‘Vëzhgim’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se qeveria e Kosovës urgjent të bëj plan për ndalimin e ikjes së punëtorëve. Sipas tij duhet të ketë dialog me sektorin privat, i cili është kryesori në mbushjen e buxhetit të Kosovës.
“Është një situatë hibride e cila po e ngulfatë qytetarin e Kosovës, sepse sot nuk po i kin vetëm të varfrit dhe skamnoret, sot po i kin edhe familjet të cilat kanë edhe stabilitet dhe siguri financiare dhe kjo është brenga e cila duhet të shërohet dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa kampanja dhe një dialog të mirëfilltë dhe vërtetë një vetëdijësim të qytetarëve duke filluar nga çerdhet e deri në universitete”,tha Gërxhaliu.
Sipas tij janë tri drejtime të cilat qeveria duhet t’i ketë në fokus.
“Në rend të parë është dialogu publiko-privat me sektorin privat që po mungon, mandej është dialogu tri palët, ku është qeveria punëtorët dhe punëdhënësit, si dhe në anën tjetër është kampanja dhe dialogu me qytetarët që vërtetë është në pikën më kritike, prandaj është koha që shumë problem duhet të evitohen më shumë se sa të shërohen”, tha ai.
Sipas tij brenga më e madhe jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin është që përveç ekonomisë edhe aspektit social po i kanoset një pandemi demografike i cili kish me qenë fundi i shpresës që në Kosovë mund të jetohet dhe të këtë perspektivë”.