Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovë, Jusuf Azemi ka njoftuar se sot kanë marrë vendim që të shtyjnë protestën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
“Sot ne kemi marrë vendim për shtyrjen e protestës së punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, arsyeja e shtyrjes së protestës ka të bëjë me kërkesën e disa shoqatave”, tha Azemi në një konferencë për medie, raporton RTKlive.
Sipas tij, vendimi për shtyrje ka të bëjë edhe me çështjen politike që janë në Kosovë. “Edhe një javë po i japim mundësi dhe afat qeverisë për kërkesën tonë legjitime, neve na është bërë e padrejtë”, theksoi ai.
Ndryshe sektori privat po kërkon të jetë pjesë e pakos së Qeverisë së Kosovës, e cila ka ndarë nga 50 euro për punëtorët publikë.