Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë shënuar rënie këtë të mërkurë, derisa rastet me COVID-19 janë duke u rritur në Kinë.
Kjo ka bërë që brenga për zvogëlim të kërkesës të rritet ndër importues kryesorë të naftës së papërpunuar, raporton Reuters.
Për 33 centë ka pasur rënie të naftës së papërpunuar Brent, ose 0.4 përqind, në çmim prej 93.53 dollarë për fuçi, derisa çmimi i naftës së papërpunuar të “West Texas” shënuar rënie prej 44 centësh, ose 0.5 përqind, ose në çmim prej 86.48 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës u ngritën të martën pasi furnizimi i naftës në pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore nëpërmjet një seksioni të tubacionit Druzhba u pezullua përkohësisht.