“Sipas zhvillimeve të deritanishme dhe po qe se nuk paraqiten pengesa shtesë në zinxhirët e furnizimit dhe dinamikat e tregtisë globale dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare, inflacioni në Kosovë pritet të arrijë 13.5 përqind gjatë TM3 2022, dhe të bie në 12.3 përqind gjatë TM4 2022”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për “Vlerësimim Tremujor të Ekonomisë”.
Pritjet e bankave për inflacionin, sipas raportit tregojnë trend rritës përgjatë vitit 2022, mirëpo i cili mbetet nën nivelin e projektuar nga BQK dhe nën nivelin aktual të inflacionit deri më tani, raporton RTKlive.
“Për të zbutur ndikimin e inflacionit në ekonomi qeveria ka ndërmarrë disa masa ndër të cilat përfshihet vendosja e çmimeve tavan për derivatet (dizel, benzinë, dhe gaz) nga qershori, si dhe aprovimi i pakos për përballje me inflacion në vlerë prej 150 milionë euro, që parashihet të subvencionojë faturat e energjisë elektrike sipas kritereve që stimulojnë kursimin e energjisë, rritjen e pagave në sektorin privat, si dhe rritje të njëhershme të skemave sociale dhe pensionale dhe mbështetje financiare të njëhershme për kategori të ndryshme”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për “Vlerësimim Tremujor të Ekonomisë”.