Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit. Që prej shtatorit, kur u caktua masa “arrest me burg”, seancat gjyqësore u shtynë disa 5 herë. Avokati kërkonte që gjykata e Elbasanit të mos nxitohej në ekstradimin e shtetasit turk pasi sipas sistemit të drejtësisë turke, bosit të kriptomonedhave i rrezikohet më shumë se 400 vite burg.