Kompania prodhuese në zoterim të Elon Musk, mohonte përgjegjësinë për eventin por tha se do të japë ndihmën e nevojshme në hetimet e policisë për aksidentin.
Ndërkohë pamjet e tmerrshme të incidentit në kamerat e sigurisë nga Guangdong në Kinë, tregonin shoferin që tentonte fillimisht të parkonte makinën, e cila papritur rikthehet në rrugë dhe merr shpejtësi maksimale, në një seri rrugësh të ngushta.
Ajo përplas me të gjithë fuqinë një çiklist e një motoçiklist, para se të përplaset komë më kokë me një automjet në ardhje.
Familja e shoferit tha se ai kishte humbur kontrollin e makinës pasi pedali i frenave nuk funksiononte më. Policia tha se shoferi nuk ishte nën influencën e drogave apo alkoolit.
Në një intervistë me mediat kineze, shoferi i quajtur Zhan, tha: “E kuptova që makina nuk po funksiononte prandaj shtypa butonin e parkimit, por ajo nisi të shtonte shpejtësinë”, raporton rrjeti Newsweek .
“Papritur ajo nisi të ecte me të gjithë shpejtësinë, godita vazhdimisht frenat por më kot. Si shofer kamioni që jam, kur pashe se nuk kisha kontrollin e makinës nisa të kërkoj diçka me të cilën të përplasem”.
Zhan tha se ndjente lëvizjen e pedalit të frenave por asnjë nuk ndodhte, ai shtonte se gjatë incidentit nuk kishte prekur asnjëherë pedalin e gazit.
Ndërsa Tesla kundërshtonte versionin e ngjarjeve të Zhan duke thënë se nga pamjet duket qe Zhan nuk kishte tentuar të frenonte.’
“Na rezulton se pedali i gazit ka enë i shtypur për periudha të gjata në të cilat nuk ka pasur verim për frenim”, tha Tesla.
Por kjo nuk është hera e parë që Tesla përballet me akuza se programet e saj nuk i përgjigjen komandave, teksa sistemi i saj i “pilotit automatik” ka shkaktuar dhjetra aksidente e mbi 20 vdekje nga viti 2016 shkruan e përditshmja britanike Metro.
Vitin e kaluar në Paris një Tesla jashtë kontrolli shtoi shpejtësinë në një rrugë të mbushur me makina dhe përfundoi në një përplasje ku u vra një person dhe të paktën 20 u plagosën.