INSTAT publikoi raportin mbi “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, i cili i bën ndryshimet e çmimeve të krahasuara me vendet e Bashkimit Europian.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga IHÇK në muajin tetor të këtij viti është 8 % nga gati 12% që është për mesataren e Bashkimit Europian.
Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.
Autoritetet në vend kanë deklaruar se niveli i ulët i inflacionit është ndikuar nga mbajtja e pandryshuar e çmimit t]ë energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndikim ka pasur dhe kursi i këmbimit ku leku u mbiçmua i favorizuar dhe nga sezoni i mbarë turistik.
Sipas INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.7 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “transporti” me 12.9 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.1 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.9 %, “veshje dhe këpucë” me 3.9 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3.1 %, “shëndeti” dhe “shërbimi arsimor” me 2.4 % secila, “argëtim dhe kulturë” me 2.0 % dhe “komunikimi” me 0.6 %.