Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike do të “mbesin të larta dhe të paqëndrueshme deri të paktën në vitin 2023” sipas parashikimeve afatgjata të cituara në një draft të komunikimit të Komisionit Evropian mbi çmimet e energjisë që do të publikohet muajin e ardhshëm.
Drafti i komunikimit, i siguruar nga EURACTIV, jep një pamje të zymtë të çmimeve të larta dhe të paqëndrueshme të energjisë që do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, të cilat do të nxisin inflacionin, do të ndikojnë tek familjet dhe do të rrisin kostot për bizneset.
Çmimet e gazit me shumicë janë rreth 400% më të larta se një vit më parë dhe çmimet me shumicë të energjisë elektrike kanë ndjekur të njëjtin model, duke u rritur me 260%. Kjo ka rritur çmimet me pakicë të gazit dhe energjisë elektrike, të cilat janë rritur përkatësisht 51% dhe 30% krahasuar me vitin e kaluar, thotë dokumenti./qendra/