Sot çmimi i energjisë elektrike në bursat europian ka fluturuar, duke u rritur deri në 500 euro për megawat orë energji elektrike. Për momentin Kosova është duke importuar 140 megawat energji
Prishtinë, 29 nëntor-
Kosova është duke hyrë në një fazë emergjente për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të saj, pasi sot një megawat energji elektrike u rrit në shifra astronomike, deri ne 470 euro për megavat orë, çmim ky që vlerësohet si i papërballueshëm nëse vendi do të ketë nevojë për importe të mëdha.
Çmime prej 470 eurove konfirmohet në bursat europiane të energjisë dhe në atë Hungareze, të cilës i referohet Kosova.
Zëdhënsi i KEDS, Viktor Buzhala tha se për momentin është situatë emergjente, por nuk mund të thotë asgjë në lidhje me furnizimin me energji elektrike.
” Është një situatë emergjente por nuk e dimë se cfarë do të ndodhë në ditët e ardhëshme. Janë duke u importuar rreth 140 megavat orë energji pasi konsumi ështe rreth 1030 megavat. Pjesa tjetër është duke u prodhuar në vend”, tha për qendra.info Viktor Buzhala.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë energjia elektrike është shtrenjtuar pasi Rusia e ka përdorur gazin dhe energjinë si armë lufte. Në muajt e verës çmimet e energjisë shkuan deri në 1 mijë euro.