“Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nesër mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohen në parim Projektligji për Zyrtarët Publik, dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.
Takimi mbahet në ora 10:00, në sallën N-506, kurse prezantimin e ligjeve nga ana e Qeverisë do ta bëjë z. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme.