Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se këto mjete janë të destinuara për dy projekte energjetike, atë të Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK.
“Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme”, ka thënë ministri i financave.
Sipas Muratit, edhe 100 milionë euro tjera investime për një ambient më të pastër në trajtimin ujërave të zeza dhe menaxhimin mbeturinave të ngurta.
“Shumica e investimit do të jetë përmes mbështetjes nga grantet e ofruara nga Qeveria e Gjermanisë përmes KfË, dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Murati në Facebook./Telegrafi/