Oda e Fiziterapeutëve të Kosovës ka reaguar lidhur pas miratimit në parim të Projektligjit të ri të Pagave për punëtorët e Sektorit Publik.
Sipas tyre, diferenca në koeficientet e pagave është jashtëzakonisht e madhe dhe diskriminuese.
“Pas votimin në lexim të parë të Projektligjit për Pagat të Sektorit Publik, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën e vlerësimit të punës së fizioterapeutëve në sektorin
Oda thekson se mos njohja e shkollimit të lartë ishte një nga arsyet që Ligji për Pagat nuk kaloi testin në Gjykatën Kushtetuese.
“Bazuar në Projektligjin e ri, diferenca në koeficient është jashtëzakonisht e madhe kur bëjmë krahasimin të një mjeku specialist dhe një fizioterapeuti, gjë që diferenca ndërmjet tyre në koeficient me Ligjin e ri është 100 për qind, ndërkaq aktualisht diferenca ndërmjet këtyre kategorive ka qenë 20 për qind. Një krahasim i tillë është i paprecedent dhe i papranueshëm nga ana jonë për këtë rangim, kur dihet se shkollimi superior i një fizioterapeut është doktor shkence, magjistër i shkencave, fizioterapeut i specializuar (profilizuar) madje ka prej tyre që mbajnë titullin profesor universiteti”, vijon Oda.
Ata theksojnë se nëse nuk korrigjohet ky veprim atëherë do të ketë veprime nga komuniteti i fizioterapeutëve.
“Sipas Ligjit të Shëndetësisë të gjithë profesionistët shëndetësor jemi të barabartë në ushtrimin e profesionit, kur dihet se ligji nuk lejon diskriminim në këtë fushë. Presim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, komisioni për Administratë Publike që ta korrigjojnë këtë gabim, në të kundërtën ne jemi të detyruar të marrim veprime për të cilat komuniteti ynë do të njoftohet me kohë”, përfundon reagimi.