Ministria e Financave njoftoi këtë të shtunë se ka rihapur aplikimin për masën 1.3 – Mbështetja e Punësimit të Grave.
Përmes kësaj mase, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e pare”, thuhet në njoftimin për media.
Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.
Ndërsa, kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.
“Aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.