Zgjedhja e Gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, konkursi për të cilin tashmë është mbyllur, pritet ti përplasë grupet brenda Vetëvendosje ndërsa vendimi përfundimtarë pritet tē merret nga kreu i saj dhe i qeveris së vendit, Albin Kurti.
Sipas informacioneve të qendra.info, dy janë kandidatët kryesorë që pritet të luftojnë për karriken e gurvenatorit të BQK, Emanuel Bajra, i cili prej vitesh jeton në Londër dhe Nexhat Kryeziu, i cili veç është anëtarë i bordit të saj.
Emanuel Bajra, ka mbështetjen e Haki Abazit që po lobon për ta emëruar atë në këtë pozitë ndërsa mbështetjen më të madhe, si në parti ashtu edhe tek deputetët e VV që duhet ta votojnë gurvenatorin e ri, e ka Nexhat Kryeziu.
Qendra është përpjekur të konfirmojë zyrtarisht nga qeveria por nuk ka arritur të marrë informacion.
Banka Qendrore prej 5 vitesh menaxhohet nga gurvenatori aktual Fehmi Mehmeti, kohë gjatë të cilës janë prodhuar skandale të shumta financiare dhe etike në këtë institucion./Qendra.info