Zyrtarët francezë thonë se brenda disa ditësh në Londër priten bisedime të mëtejshme mes SHBA-së dhe Evropës, pas një seance maratonë në Paris dje.
Sipas mediave të huaja, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari për paqe i Donald Trump, Steve Ëitkoff, u përfshinë në bisedime me ministrat e Jashtëm francez dhe britanik në kryeqytetin francez, me diskutime që u tha se ishin pozitive.
Zyrtarët francezë thonë se një takim i ri në Londër do të ketë të njëjtin format dhe Rubio ka thënë se mund t’i bashkohet atij takimi, i cili pritet në fillim të javës së ardhshme.
Kujtojmë se me ardhjen e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka pasur një përkeqësim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe BE-së, për një sërë gjërash që përfshijnë luftën në Ukrainë dhe tarifat e vendosura nga Trump më parë, por që më pas u pezulluan.
Po ashtu, edhe për shtetet e NATO-s, Trump ka kërkuar vazhdimisht që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, me qëllim që të mos jetë vetëm SHBA kontributori kryesor.