Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
Shkarkimi i gjeneralit Timothy Haugh, i cili gjithashtu drejton Komandën Kibernetike të SHBA (njësia kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse e ushtrisë) është një lëkundje e madhe e komunitetit të inteligjencës amerikane që po kalon ndryshime të rëndësishme në dy muajt e parë të administratës Trump. Sipas ish-zyrtarëve dhe ligjvënësve edhe Ëendy Noble, zëvendësja e Haugh në NSA, është hequr nga detyra.
Demokratët më të lartë në komitetin e zbulimit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, senatori Mark Ëarner dhe deputeti Jim Himes, denoncuan shkarkimin e Haugh, i cili shërbeu në këto role që nga shkurti 2024.