Në Kryesinë e Aleancës, zhvilluam një diskutim thelbësor mbi çështjet që kanë të bëjnë me agjendën zgjedhore, listën garuese në zgjedhje dhe për aktualitetet politike në vend.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kalon në një moment të rëndësishëm pozitiv mobilizimi të jashtëzakonshëm nga strukturat. Fryma e fitores po ndihet gjithandej, veçanërisht mbështetja e jashtëzakonshme nga Diaspora, që do të jete krah i fortë i koalicionit tonë.
Jemi në finalizim të programit zgjedhor, i cili do të bëhet publik javën e ardhshme. Ky program përfshin prioritete të qarta dhe planifikime të hollësishme, për ta bërë më cilësore jetën e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe Kosovën më të sigurt.
Gjatë diskutimit, u konfirmuan disa prej kandidaturave për deputetë. Këto zgjedhje janë bërë me kujdes dhe bazuar në aftësitë dhe përvojën e kandidatëve për të përmbushur rolet e tyre në Kuvend.
Aleanca bashkë me partnerët në koalicion: Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, po punojnë që më 9 shkurt të ndodh ndryshimi që i duhet vendit për të ecur përpara.