“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.
Fillimisht lajmin për njohjen nga Kenia erdhi nga ish-presidenti Behgjet Pacolli dhe më pas edhe presidentja Vjosa Osmani konfirmuar se letra i kishte arritur në Presidencë.
“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri”, ka thënë Osmani./Express/