Carlo Ancelotti pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, dhe për të ardhmen e tij janë në lojë dy pista të mëdha: Kombëtarja e Brazilit dhe një rikthim në Itali, konkretisht te Roma.
Sipas mediave ndërkombëtare, Ancelotti ka filluar negociatat me Federatën Braziliane të Futbollit, pasi ka kuptuar se aventura e tij në Madrid po i afrohet fundit. Braziliani, i cili e kishte refuzuar më parë këtë mundësi, këtë herë duket më i hapur për të marrë drejtimin e kombëtares pesë herë kampione bote – me synimin për të fituar Kupën e Botës.
Nga ana tjetër, Gazeta dello Sport raporton se AS Roma ka shprehur interes serioz për Ancelottin dhe e ka kontaktuar zyrtarisht. Klubi nga kryeqyteti italian e ka pasur dikur Ancelottin si lojtar, por asnjëherë si trajner, dhe kjo mund të ndryshojë këtë verë.
Trajneri italian pritet të qëndrojë në krye të Realit deri në fund të sezonit, përpara Kupës së Botës për Klube, ku Santiago Solari mund ta zëvendësojë përkohësisht, deri në ardhjen eventuale të Xabi Alonso.
E ardhmja e Ancelottit mbetet ende e hapur, por me Brazilin që shtyn fort dhe Romën që tenton rikthimin e një emri të madh në Olimpico, vendimi i tij pritet me interes të madh nga bota e futbollit.