Arifi ka akuzuar Kurtin për një sjellje arrogante dhe të papërgjegjshme në takimet ndërkombëtare, duke u paraqitur si një “lojtar global” që jep leksione për organizimin e botës, ndërkohë që situata brenda Kosovës është e vështirë.
Ai ka kritikuar edhe pabesinë e Kurtit ndaj diplomatëve, duke përmendur rastin me dërguarin amerikan, Escobar, që u tradhtua nga Kurti përmes publikimit të informacionit të brendshëm. Sipas Arifit, koha e mashtrimeve të Kurtit ka mbaruar.
Kosova dhe populli i saj nuk janë marrë kurrë me skandalet diplomatike të Kurtit, të cilat i kanë sjellë në vazhdimësi dëme të pariparueshme vendit. Pak janë njerëzit që janë të dashuruar në vetveten siç është Kurti në vetveten dhe në idenë e tij të çmendur si “lojtar global”. Të shumta janë raportimet se sjellja e tij në takime ndërkombëtare është ajo e një “lojtari global” që u “tregon” liderëve botërorë se si duhet të rregullohet bota.
Ai, në konferenca të socialistëve, duke përfshirë në Greqi e Spanjë, u mban ligjërata liderëve të majtë për mënyrën si duhet të organizohet e majta dhe flet për sfidat me të cilat përballet kjo ideologji. Flet për konflikte globale, ndërsa punët në shtëpinë e vet i ka llugë. Populli i tij është ndër më të varfrit në Evropë, rinia e tij e shpërndarë në tërë Evropën dhe Amerikën, ndërsa shtetin dhe kufirin e tij e ruajnë SHBA-të. U shet trimëri të tjerëve dhe del me gjoks përpara, por përveç gojës së madhe, nuk ka as trimëri, as burrëri.
Nuk po shiten më rrenat e tij si më parë. I ka ardhur fundi rencit dhe mashtruesit më të madh që ka pasur Kosova në histor.