“Topçinjtë”, kanë arritur të shkatërrojnë Real Madridin në shtëpi me rezultat 3-0, duke pasur një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.
Golat u shënuan nga Rice, i cili i shënoi të dyja nga gjuajtja e lirë në minutën e 58-të dhe 70-të si dhe Merino në minutën e 75-të.
Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, në “Santiago Bernabeu”./Periskopi/