Hani më ngadalë për përfitime të shumta, përfshirë humbjen e peshës
Njerëzit shpesh hanë me nxitim, duke mos u menduar për përfitimet që mund të sjellë ngadalësimi i procesit të ngrënies. Ky zakon mund të sjellë shumë përfitime, duke përfshirë humbjen e peshës dhe përmirësimin e shëndetit.
Humbja e peshës
Studimet kanë treguar se ngrënia më ngadalë mund të ndihmojë në konsumimin e një sasie më të vogël kalorit. Kjo ndodh sepse truri ka nevojë rreth 20 minuta për të regjistruar se jemi të ngopur. Nëse hamë shpejt, mund të vazhdojmë të konsumojmë ushqim edhe pas momentit kur jemi të ngopur. Ndërsa, duke ngrënë ngadalë, i japim trurit kohë për të sinjalizuar ngopjen dhe mund të ndalojmë në kohë. Sigurisht, është e rëndësishme që ushqimet që konsumoni të jenë të shëndetshme. Nëse dëshironi të humbni peshë, ngrënia ngadalë duhet të bëhet pjesë e stilit tuaj të jetesës.
Shijoni ushqimin tuaj
Humbja e shijes është e zakonshme kur hani shumë shpejt. Edhe nëse preferoni ushqime të pashëndetshme si ëmbëlsira, ushqime të skuqura ose pasta, ngrënia e tyre shpejt nuk do t’ju mundësojë t’i shijoni plotësisht. Nëse i hani ngadalë, do të mund të shijoni më shumë secilin kafshatë dhe mund të hani më pak, pasi ndoshta do të ndjeni ngopjen më herët sesa keni menduar.
Tretje më e mirë
Ngrënia ngadalë ndihmon në përtypjen më të mirë të ushqimit, gjë që kontribuon në një tretje më efikase. Tretja e ushqimit fillon që në gojë, dhe sa më shumë të përtypni, aq më pak ushqim do të përpunohet në stomak. Kjo mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e problemeve të tretjes.