Profesori universitar dhe kandidati për deputet, Artan Nimani, ka theksuar se ADN-ja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sot është e pranishme te Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL. Sipas Nimanit, ky koalicion përfaqëson vlerat dhe idealet e luftës për liri të UÇK-së, duke garantuar një të ardhme të sigurt për Kosovën.
Nimani, i cili mban numrin 25 në listën e kandidatëve për deputet, ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje dhe për votimin e këtij koalicioni, si një hap të domosdoshëm për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.
Në aktivitetet e tij, Nimani ka qenë jashtëzakonisht aktiv me tubime në mbarë vendin, duke shpalosur platformat dhe angazhimet e tij për një Kosovë të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL mban sloganin “Për Kosovën Fitueses”, një mesazh i qartë për të ardhmen e vendit.