Kryetari i Forumit Intelektual, Artan Nimani, ka nisur sot fushatën e tij për Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar nga Prekazi legjendar, një vend me rëndësi historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Nimani theksoi se ky ishte një moment i rëndësishëm për të nisur rrugëtimin drejt Kuvendit, një hap që përfaqëson përkushtim dhe krenari për atdhenë.
Ai theksoi se koalicioni “Kosova Fituese”, me numrin 137, është opsioni më i sigurt për mbrojtjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin e vendit. Nimani, si pjesë e këtij koalicioni, do të mbajë numrin 25 në listën e kandidatëve dhe theksoi se ky është një angazhim i madh për të realizuar idealet kombëtare të vendosura në Prekazin e shenjtë.
“Vota për 137 dhe numrin 25 është një votë për të ardhmen, për progresin dhe për një Kosovë që fiton gjithmonë,” tha ai, duke ftuar qytetarët që të mbështesin këtë platformë për një të ardhme më të mirë të Kosovës.