Në këtë fjalim, i cili ishte i pari pas sulmeve që shkaktuan shumë viktima në Liban, Nasrallah akuzoi Izraelin se kishte kaluar të gjitha “vijat e kuqe” dhe e quajti këtë një “shpallje lufte”.
Pjesa më e rëndësishme e fjalimit u ndërpre nga zhurmat e avionëve izraelitë që fluturonin ulët mbi Beirutin. Pak para fillimit të fjalimit, IDF konfirmoi se kishte goditur disa objektiva të Hezbollahut në jug të Libanit. Nasrallah e quajti shpërthimin e mijëra pajisjeve të komunikimit një “masakër”, duke përmendur se shpërthimet ndodhnin në vende të tilla si spitale, farmacitë, tregjet dhe rrugët, duke rrezikuar jetën e shumë civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë.
Ai shprehu shpresën se Izraeli do të pushtonte Libanin jugor, duke e konsideruar këtë një “mundësi historike” për Hezbollahun. Në përfundim, Nasrallah paralajmëroi se armiku do të përballej me një ndëshkim të ashpër, nga vende që ata nuk e prisnin.