Avokati amerikan Joshua Roberts nuk është lejuar të hyjë në seancën e Apelit që po zhvillohet për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Roberts mbërriti në kohë dhe u pa të hynte në godinën e Gjykatës së Posaçme, por ai nuk është lejuar të jetë pjesë e publikut vëzhgues në këtë seancë.
“Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin (Erion) Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt”.
Me këtë fjali, u prezantua para mediave të pranishme, Joshua E. Roberts, i cili punon për studion ligjore Kasowitz Benson Torres, duke mos harruar të thoshte se vinte thjesht “në rolin e vëzhguesit”. /albanianpost.